MENU
klinika

Humb jetën 32-vjeçari

Aksident i frikshëm në afërsi të Kakavijës

01.06.2022 - 10:23

Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës, ku për pasojë një i ri humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije.

Një autoveturë tip Mercedez-Benz ka përplasur një zetor. Nga aksidenti ka humbur jetën shoferi i zetorit, Harallamb Stamati, 32 vjeç, banor i fshatit Kakavijë.

Ndërsa ka ngelur i lënduar edhe drejtuesi i autoveturës, Ili Muho. Gazetarja Brikena Metaj siguroi për BalkanWeb pamjet nga aksidenti, ku shihet se si kanë përfunduar të dy mjetet.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë