MENU
klinika

Pistat ku po heton policia

U gjet e pajetë në Shkodër, dyshimet e grupit hetimor

01.06.2022 - 10:24

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë trupi i 37-vjeçares Leze Qosa në një kanal në afërsi të By Pass-it të Shkodrës. Burime pranë prokurorisë, policisë dhe spitalit të Shkodrës bëjnë me dije për gazetarin Senad Nikshiqi dyshimet e para të efektivëve se 37-vjeçarja kishte shenja dhune kanë rënë poshtë. Pas autopsisë në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma të vogla, por që nuk janë ato që kane shkaktuar vdekjen e saj.

Tashmë janë të paqarta arsyet e ndarjes nga jeta të 37-vjeçares dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës ne laborator analizat per te nxjerre shkaqet e vdekjes. Tashme dy jane dyshimet qe ka policia, ose nga një vetehelmim i 37-vjeçares ose mund te jete edhe një vdekje natyrale duke qenë se ishte larguar nga banesa ku jetonte motrën e saj që nga data 8 maj e këtij viti. Pas 10 ditësh nga largimi ne mënyre te papritur motra e 37-vjeçare me 18 maj beri një denoncim ne policinë e Shkodrës. Nder te tjera ajo deklaroi se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund te jete një prej arsyeve qe ka çuar 37-vjeçaren ne veprime te pakontrolluara.

Trupi i pajete u gjet i dekompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 dite qe ndodhej ne kanalin në afërsi te By Pass-it te Shkodres. Tashme priten ardhja e analizave nga Tirana për te nxjerre shkaqet e plote qe çuan ne humbjen e jetës te shtetases Leze Qosa nga Tropoja por qe jetonte ne lagjen Dobraç ne Shkodër ne nje banese me motren e saj.