02.06.2022 - 09:45
Zbulohen të tjera detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur në Shkodër rreth orës 02:45, ku shënjestër ishte një punonjës policie.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se i është vënë tritol banesës së efektivit Pëllumb Vukaj.
Ky është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shkodrës, pasi ka qenë efektiv krimesh, ku ka marrë pjesë edhe në aksionet e drogës apo hetime të çështjeve me rëndësi.
Gazetari Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe fotografinë e policit Vukaj.
Nga shpërthimi i tritolit raportohet për dëme materiale në banesën e policit, si dhe në mjetin e tij tip “Benz”, i cili ndodhej i parkuar para shtëpisë.