Pas një sezoni fantastik të zhvilluar si i huazuar me fanellën e Tirolit, duke fituar “Këpucën e Artë” në Bundesligën austriake, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka folur gjatë një intervistë me të përditshmen sportive italiane “TuttoSport” ka treguar se objektivi i tij është që të rikthehet te Juventus:
“Objektivi im është që të rikthehem te Juventus. Tani ndihem gati dhe më i pjekur. Të shohim se çfarë do të vendosin drejtuesit dhe agjenti im, Silvio Paljari. Vlahovic më befason me dinakërinë që ka për portën kundërshtare. Pa atë shpirt gare nuk mundesh dot të shënosh 24 gola në Serie A.”
23-vjeçari shqiptar me fanellën e Tirolit gjatë sezonit që përfundoi u aktivizua në total në Bundesligën austriake në 28 ndeshje ku ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.