MENU
klinika

Seminari Shqiptar i Palermos

Institucioni që ruajti gjuhën shqipe ndër arbëreshët e Italisë

22.11.2018 - 17:01

Nga Andreas Dushi/

Ishte viti 1734 kur në Palermo, për nevojat shpirtërore të arbëreshëve që ishin vendosur në jug të Italisë prej thuajse dy shekujsh, një prift arbëresh do të çelte të parin seminar për formimin e meshtarëve dhe ipeshkvinjëve me origjinë të njëjtë si ai. Ky institucion do të njihej si Seminari Arbëresh (e më pas shqiptar) i Palermos.

Me kalimin e viteve, aty nuk studiuan vetwm meshtarw, por edhe laikw e kwshtu, pjesa më e madhe e shkrimtarëve të njohur arbëresh falë të cilëve sot kemi disa dëshmi shumë të rëndësishme të gjuhës sonë u arsimuan aty nga të tjerë arbëresh të mëdhenj, me vepra që kanë vlera të padiskutueshme në letërsinë dhe historinë shqiptare.

Ky seminar quhej “i Palermos” pasi sistemi i të mësuarit dhe organizimi i brendshëm ishin “parmelitan”, por godina qe vendosur në Siçili dhe pikërisht aty, kolonitë arbëreshe gjetën një vatër atdhetare me vlera kulturore dhe fetare të trashëguara nga vendi amë.

Me kalimin e viteve, ky seminar u kthye në vendin ku u farkëtuan poetët e ardhshëm arbëresh të cilët çuan më tej traditën e bukur letrare të kësaj kolonie, përfaqësuar denjësisht nga poezia e mirënjohur “Moj e Bukura More”, një ndër krijimet më të hershme të arbëreshëve që nga Himara kishin zënë vend në Itali.

Qe këmbëngulja e Atë Gjergj Guxetës ajo që nxiti ndërtimin e këtij seminari. Ai është ndoshta njeriu më i rëndësishëm i kulturës arbëreshe, pasi falë tij dhe teksteve që mbanin atë si autor, vetëdija kombëtare e asaj kolonie u rrit dhe u ruajt në mënyrë kaq të jashtëzakonshme.

Emri i Atë Guxetës lidhet fillimisht me “Mesharin” e Buzukut, pasi i pari që informohet për ekzistencën e tij qe vetë Guxeta nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi i cili në vizitën e tij në Romë gjeti librin, kopjoi një pjesë dhe i’a dërgoi Guxetës për ta studiuar.

Atë Gjergj Guxeta është njeriu kryesor që duhet falenderuar sot nga çdo shqiptar që në zonat e Italisë së Jugut si Pianna degli Albanese e të tjera gjen një shtëpi të dytë falë mikpritjes dhe një familje të madhe, pasi banorët e atjeshëm, çdo shqiptar e quanjë vëlla.

Nëse sot Presidenti i Republikës thotë se banorët e atyre zonave duhen marrë shembull, në të vërtet duhet marrë shembull fanatizmi me të cilin, ndonëse larg gjeografikisht dhe historikisht, arritën të ruajnë vlerat, traditën dhe kulturën e vendit amë. Dhe një kontribut të madh, për të mos thënë më të madhin, e ka ky Seminar dhe krijuesi i tij Atë Gjergj Guxeta.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!