Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi tha se Serbia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe se dy marrëveshje sipas tij, janë shumë afër për t’u arritur.
Deklaratat u bënë në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë, ku Vuçiç po merr pjesë.
“Besoj se nuk jemi larg arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur dhe energjinë”, tha Vuçiç, raporton B92 të enjten.
Për personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë ka kohë që bisedohet, sikurse edhe për furnizimin e komunave veriore me energji, e të cilët serbët nuk e paguajnë tash e 22 vjet.
Ndërkohë, Vuçiç nuk ka folur për marrëveshjen për targat e veturave. Marrëveshja e përhershme është dashur të arrihet më 21 prill, por vazhdon të jetë në fuqi, në të dy anët e kufirit, masa që mbulon simbolet shtetërore në targa.
Vuçiçi po ashtu ka lutur shtetet perëndimore të mos i bëjnë presion për t’i vënë sanksione Rusisë. Ai tha se vendi i tij është i varur nga gazi i Rusisë si dhe i ka borxh këtij vendi dhe Kinës “për qëndrimin e tyre për çështjen e Kosovës”.
Vuçiç paralajmëron: Së shpejti dy marrëveshje me Kosovën! Sanksione ndaj Moskës? Mos na bëni presion, Rusia dhe Kina na kanë mbështetur për…