Rinovimi i Kilian Mbape edhe për 3 vite me fanellën e PSG-së, ishte padyshim një nga lajmet më të rëndësishme të kësaj periudhe. Edhe pse emri i ishte lakuar së tepërmi, për një transferim të mundshëm te Real Madrid, francezi vendosi t’u qëndronte besnik francezëve.
Ndërkohë, ditën e sotme, në media, kanë qarkulluar disa prapaskena të bujshme, të cilat kanë të bëjnë me një “listë të zeze” të përcaktuar nga Mbape, e cila përfshin, 14 emra që ylli francez ka kërkuar të largohen nga PSG-ja.
Mes tyre janë trajneri i skuadrës, Mauricio Pochetino dhe braziliani Neymar. Mediat vendase kanë arritur të zbulojnë se Mbappe nuk ka marrëdhënie të mira si me Pochetinon, ashtu edhe me Neymar, e sidomos me shokun e skuadrës, ata thjesht flasin.
Unprecedented power for a footballer. https://t.co/dElnDHJ579
— Football España (@footballespana_) June 2, 2022
Sipas “Mundo Deportivo”, në të njëjtën listë janë: Icardi, Draxler, Kerr, Danilo, Paredes, Herrera, Kurzaëa, Sarabia, Bernat, Gage, Dagba dhe Sergio Rico.
Ngelet të shihet me mjaft kureshtje se si do të rrjedhin ngjarjet te PSG-jë dhe cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve për “listën e zezë” të përcaktuar nga Mbappe.