MENU
klinika

Rrjedha e hakmarrjeve

Si u ekzekutua i biri i Naim Bajrit në 2001?

03.06.2022 - 11:08

Naim Bajri nuk mundi ta çonte deri në fund kafen e mëngjesit të premten herët pasi në drejtim u qëllua me breshëri  dhe mbeti i vdekur në vend. Në tavolinë, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, e shoqëronte një punonjësi i tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur lehtë në krah.

Motivet për vrasjen nuk dihen ende, por mbi 20 vite më parë, në 21 tetor të 2001 Bajrit i kanë vrarë të birin, Indritin. Autorët e vrasjes ishin Xhabir ShegaKujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër, u akuzuan se ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik. Kurse vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015, pikërisht për vrasjen në fjalë.

NGJARJA

Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin, e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes-Benz”. Të tre ata ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Ilmir Hajdari 

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin. Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri qëlloi në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Vite më vonë, në 2017 është plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri në lagjen “Parash” të Shkodrës, i “forti” i Shkodrës, i njohur ndryshe edhe si “Mir vetlla”. Pista kryesore ku hetoi policia aso kohe ishte ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë, pasi në vitin 2009 ai u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Bajrit.

42-vjeçari nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pasi kreu rreth 5 vite burg, u lirua me vendim gjykate. Ndaj tij u qëllua me pistoletë pranë një lokali, ndërsa autorët u larguan menjëherë me shpejtësi me një automjet. /abcnews.al/