MENU
klinika

Zgjedhja e presidentit të ri

Ministrja për Sipërmarrjen: Kam propozuar dy gra shkodrane

03.06.2022 - 13:18

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali ka bërë me dije se ka propozuar dy gra shkodrane për president të ardhshëm por nuk i bën me dije emrat e tyre.

“Partia Demokratike dështoi që të sjellë kandidatura në 3 raundet e para dhe tashmë do jetë PS që në dy raundet e mbetura të përzgjedhë një president, që të jetë i gjithë shqiptarëve”, tha Bilali.

Ndër të tjera bëri me dije se do të votojë çdo kandidaturë që do të marrë dakordësinë brenda PS sepse do të jetë figurë për të gjithë shqiptarët. Ministrja Bilali foli edhe për procesin e zgjedhjeve se kryetarëve të PS në qarkun Shkodër ku aktualisht po shqyrtohen dosjet e kandidatëve dhe tregoi kriteret që duhen plotësuar.

“Sot po bëjmë mbledhje ku po analizojmë kandidaturat. Procesi po zhvillohet në mënyrë transparente, kemi kritere me dëshmi të profilit të vetë kandidatit dhe arsim i lartë dhe një vit jetë politike në parti dhe 3 vite anëtar i PS. Këto janë njëra palë e kritereve dhe elementi tjetër duhet të jetë që të jetë rezident në bashkinë ku kandidon”, tha Bilali.