Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
Ndalesat para një turneun dyditor të Scholz do të jenë Kosova dhe Serbia më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë tek trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.
Më pas, ai do të udhëtojë drejt Greqisë me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.
Të nesërmen, më 11 qershor, kancelari gjerman do të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.
Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimit të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.
Përveç kësaj tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.