MENU
klinika

Çmime pa çmim!

Dikur… Shqipëria prodhonte për Italinë e deri në Amerikë

03.06.2022 - 18:12

         Ishte koha kur djathi i prodhuar në Shqipëri, tregtohej në Amerikë dhe cilësohej si një nga llojet e djathit më të preferuar në Ballkan. Nga data 1 korrik, operatorët kryesorë të përpunimit të qumështit kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bulmetit.

!Ndërkohë që rritja e çmimit nga përpunuesit e qumështit justifikohet me krizën ekonomike që shkaktoi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, pak ose aspak flitet për cilësinë e produkteve!

Një dokument i vitit 1928, na dëshmon se djathi i prodhuar në vendin tonë, një shekull më parë, konsiderohej si një nga më të preferuarit në Ballkan, madje tregtohej deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket çmimit, djathi shqiptar kishte rivalizuar prodhimin grek dhe atë italian.

Dokumenti në fjalë, që e mundëson Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave,  shoqërohet me një fotografi nga pazari i bulmetit në qytetin e Shkodrës.