MENU
klinika

“Shqipëria do zgjedhë shefin e mbrojtjes si Kreun e shtetit”

Propozimi i Bajram Begaj për President jehonë në mediat ndërkombëtare

03.06.2022 - 22:07

Propozimi i Gjeneralmajor Bajram Begaj për tu zgjedhur President i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Reuters shkruan se Shqipëria është drejt zgjedhjes së shefit të mbrojtjes së vendit në postin e kryetarit të Shtetit.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të premten se partia e tij ka zgjedhur shefin e mbrojtjes së vendit për të qenë presidenti i ri, pasi nuk arriti të zgjidhte një kandidat me konsensus me opozitën.

Gjeneralmajor Bajram Begaj u bë shef i mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020, pasi mbajti poste të ndryshme brenda ushtrisë, kryesisht në fushën e mjekësisë.

Rama tha se partia e tij diskutoi për 26 emra, por më në fund vendosi se “Begaj është personi i duhur për të qenë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme”. Zgjedhja e një presidenti të ri kishte dështuar tashmë gjatë tre raundeve në të cilat nevojiten tre të pestat e votave në parlamentin me 140 vende.

Në dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë dhe partia e Ramës tashmë ka 74 vota. Parlamenti pritet të mblidhet të shtunën në mbrëmje për të votuar kreun e ri të vendit.

Roli i presidentit është kryesisht simbolik, megjithëse ka disa kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.

Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009”, shkruan Reuters.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN