MENU
klinika

Përgjigjia për Turqinë

Mitsotakis: Nuk do të lejojmë cënimin e sovranitetit të vendit

04.06.2022 - 16:16

“Greqia nuk do të tolerojë asnjë sjellje agresive që mund të cenojë sovranitetin e vendit”. Kjo ishte përgjigja i kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis ndaj deklaratave të funditi të ministrit të jashtëm turk,i cili deklaroi se në rast nuk do të cmilitarizohen ishujt në egje, atëherë do të diskutohet sërish mbi sovranitetin e tyre.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë sjellje, retorikë apo veprime që barazohen me shkelje të të drejtave sovrane greke. Nuk e kuptoj pse Turqia duhet të ankohet sa herë që themi se kemi të drejtë, kur argumentojmë se mosmarrëveshjet tona duhet të zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se ne nuk mund të pranojmë pretendime irracionale për sovranitet mbi ishujt grekë.”

Kryeministri grek po ashtu theksoi se athina zyrtare është e gatshme ti përgjigjet dhe të mbrohet në rast agresioni.

“I takon Turqisë të ndryshojë sjelljen e saj. Nuk ishim asnjëherë ata që i kalonim kufijtë, që treguam agresivitet. Megjithatë, ne jemi absolutisht të sigurt se kemi aftësinë për të mbrojtur vendin tonë nëse lind një nevojë e tillë . Dhe ne jemi gjithashtu të sigurt se kemi aleatë që na mbështesin: Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara.”

Disa ditë më parë presidenti turk rexhep taip erdogan njoftoi se ankaraja do t’i nderperse bisedimet me Greqinë, për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin grek.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi