Ndërron jetë një prej aktorëve më të mirë të teatrit të Gjirokastrës, Drini Hila.
Ka qenë një vdekje e papritur, e aktorit të dhjetëra roleve në teatrin profesionist të Gjirokastrës dhe një prej themeluesve të këtij institucioni.
Njëkohësisht, Drini Hila do të mbahet mend si interpretues brilant, i mjaft roleve në filmat shqiptarë të para viteve ’90, si “Njeriu me top”, “Dritat e qytezës”, “Pranverë në Gjirokastër”, “Skëterre ’43”, “Ballkan Bazar” etj.
Ndërsa në teatër, është autor i dhjetëra roleve, duke qenë gjithashtu pjesë e trupave të aktorëve në shumë filma artistikë të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Drini Hila ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare.
Aktori Drini Hila, me përfundimin e studimeve në Institutin e lartë të Arteve, në Tiranë, për vite me radhë ka qenë pjesë e pandarë e teatrit profesionist të qytetit të Gjirokastrës, ku ka luajtur në shumë drama dhe komedi.
Drini Hila, ka qenë themelues i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, në vitin 1991.