MENU
klinika

Ilary si kurrë më parë

Të prezantosh “Grande Fratello”-n me shapka!

22.11.2018 - 21:35

Femrat gjithmonë janë dukur bukur mbi taka, por vetëm ato e dinë se çfarë heqin për të qëndruar me orë të tëra mbi to. Sakrifica e të dukurit bukur!

E nëse flasim për televizionin nuk ka kompromise. Aq më tepër nëse bëhet fjalë për të prezantuar një show si ‘Grande Fratello’, ku sytë e shumë ndjekësve janë mbi ty, jo vetëm duke dëgjuar se çfarë thua, por duke parë çdo detaj të veshjes tënde.

Ilary Blasi mesa duket mbrëmë nuk rezistoi dot më mbi taka dhe i tha ‘po’ komoditetit që të ofrojnë shapkat me gisht! Po, po Ilary mbrëmë e mbylli gjysmëfinalen e ‘Grande Fratello Vip’ veshur me një fustan të zi të gjatë, e poshtë tij mbante veshur shapka me gisht.

Alfonso Signorini ishte ai që i ngriti fustanin prezantueses e duke na treguar të gjithëve shapkat me gisht të Blasit.

“I vesha tani, gjithë mbrëmjen kam pasur taka veshur”, është shprehur duke qeshur Ilary.

 

View this post on Instagram

 

Ilary una di noi ?❤ #ilary #ilaryblasi #blasi #gfvip #fanclubufficiale #officialfanclub

A post shared by Ilary Blasi Official Fanclub (@ilaryblasiofficialfanclub) on

Nuk mund ti vëmë faj Ilaryt, sepse transmetimi i reality show-t zgjat për disa orë, e detyrimisht është lodhur.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain