MENU
klinika

Tjetërsimi i pronave

Si u vodh 13 vite me parë, Kadastra e Sarandës

06.06.2022 - 10:47

Një nga ngjarjet me të renda që lidhet me zhdukjen e dokumenteve te pronësisë ne kuadër te tjetërsimit të pronave qe po ndodh prej vitesh ne Sarande, ka 13 vite qe ka ngelur pa autor.

Ne 4 prill 2009, persona të paidentifikuar shqyen dyert e zyrës se Kadastrës se qytetit dhe arritën të marrin prej saj kasafortën ku ndodhej dokumentacioni i pronave, regjistrat themeltare si dhe dokumentet, të cilave u janë referuar punonjësit e Kadastrës që nga viti 1990.

13 vite më parë, kur ndodhi edhe ngjarja, nga Tirana në Sarandë mbërritën me helikopter ekspertë të kriminalistikës për këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa një ditë më pas mbërritën edhe ekspertë të krimit ekonomik për kontrollin e vendimeve të dhëna pas viteve 1990 nga Hipoteka, sidomos ato vendime që konsideroheshin problematike.

Megjithatë prej 13 vitesh kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur dhe nuk dihet se sa ato dokumente i kane shërbyer krimit ndaj pasurisë ne Sarande.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin