Babis Anagnostopoulos nuk po gjen qetësi as në burg.
Sipas avokatit të 31-vjeçarit, Babis është kërcënuar me jetë nga një i burgosur, i cili i ka thënë se do që ta vrasë.
Në një intervistë televizivë në Alpha avokati i Babis tha se klienti i tij është kërcënuar me jetë në burgun e Malandrinos.
Lexo edhe: Një vit nga vrasja e Caroline, i ati: Dridhem kur mendoj momentin që do t’i tregoj mbesës çfarë ndodhi
“Dua ta vras. Erdha posaçërisht nga burgu tjetër për të vrarë Babis”, citohet të ketë thënë i burgosuri sipas avokatit të 3i-vjeçarit.
Kujtojmë se Babis Anagnostiopoulos po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Greqi, pasi më 11 maj të 2021-it vrau bashkëshorten e tij me origjinë britanike.