Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka propozuar që samiti i radhës i Ballkanit të Hapur të mbahet në Jug të Serbisë, teksa ka ftuar dhe përfaqësues të Prishtinës dhe Bosnje Hercegovinës.
Sipas Vuçiç, nëse “do na hapen negociatat apo jo, varet nga disa të tjerë”.
“E do prisni a do dalë dielli atë ditë apo jo ndonjëherë varet nga ne, ndonjëherë jo nga ne. Ajo që varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë, a do bisedojmë, a do ndihmojmë fqinjët e a do na ndihmojnë fqinjët ne”, theksoi Vuçiç.
Aleksandër Vuçiç: Me rëndësi të them që formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhëm që takimin propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohemi për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmnë njeri tjetrin të mbijetojmë dimrit se ky është interesi kryesor për qytetarët e tre vendeve tona dhe të vendeve të rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë. Me rëndësi të përshpejtomë projektet tona të përbashkëta.
Presidenti i Serbisë ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Shqipërinë me helikopterë për të shuar zjarret.
Kreu i Shtetit serb tha se do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtuar se pret ndihmë nga ana e këtyre shteteve.
“A do ndihmojmë fqinjët dhe a do na ndihmojmë ne? Ne presim helikopterët plotësuese që kemi blerë për shuarjen e zjarreve. Do kemi verë të nxhetë dhe do jemi të përgatitur për çdo gjë që të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo kohë. Presim nga ta dhe në disa sfera të tjera. Kush më shpejht dhe më lehtë mund ta bëjë nëse nuk e bëjmë ne që jemi afër njëri-tjetrit. Kemi dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha” – tha Vuçiç.