08.06.2022 - 13:09
Prezenca e Brojës dhe Uzunit me ekipin kombëtar është lakuar edhe mediat izraelite. Gazetat izraelite i gëzohen faktit se Broja dhe Uzuni janë në dyshim.
Ato theksojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Chelsea dhe që kërkohet nga shumë klube në Premier League dhe një tjetër që luajti me Granadën në La Liga të Spanjës.
Izraelitët shpresojnë që dyshja të mos jetë në fushë për ndeshjen ndaj kombëtares së tyre. Broja-Uzuni në sulm shihen nga Izraeli si rreziku numër një, por ndoshta kanë harruar që kombëtarja shqiptare ka edhe lojtarë të tjerë cilësorë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shqipëria, 10 vende para në FIFA
Baraspeshë në përballjet me Izraelin
Reja ka dilema më shumë
Si ndryshon formacioni me ardhjen e Brojës
"Air Albania" pritet të mbushet