MENU
klinika

"Ballkani për të është i mbyllur tërësisht"

Deklaratat e Lavrov për “Open Balkan”, reagon Rama

08.06.2022 - 14:12

Nga Ohri ku merr pjesë në samitin e radhës së nismës Ballkani i Hapur, kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Rama tha se Ballkani është tërësisht i mbyllur për Lavrov, ndaj dhe ai nuk ka mundur dot të hyjë në rajon, duke iu referuar dhe anulimit të vizitës së tij të hënën në Serbi.

Pyetje: A keni një reagim ndaj deklaratave të ministrit te Jashtem rus Sergei Lavrov që ka mbështetur Open Balkan por ka deklaruar se BE kërkon balkanin e mbyllur?

Edi Rama: Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike e pastaj nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike, është për të ardhur keq.

Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të hapur, Ballkani do ishte i hapur minimalisht për të.

Ballkani për të është i mbyllur tërësisht, ndaj s’ka marrë dot leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit që të jemi të qartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN