MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të parandalohen kistet e veshkave?

09.06.2022 - 11:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të parandalohen kistet e veshkave?

Mjeku: Kistet e veshkave zakonisht nuk janë serioze. Këto lloj kistesh janë të lidhura me moshën dhe ndodhin shumë shpesh. Kjo është arsyeja se pse këto kiste quhen shpesh “kiste të thjeshta të veshkave” dhe zakonisht nuk transformohen në tumore kanceroze. Ato janë pothuajse të padëmshme nëse kapen në kohën e duhur dhe nuk agravohen. Nëse muret e këtyre kisteve janë të trasha dhe të parregullta, atëherë ato mund të lidhen me ndonjë lloj kanceri. Por, rreth 70% e kisteve në veshka janë të padëmshme. Prandaj këto kiste mund të parandalohen dhe kurohen nëse ndiqni këto këshilla:

Shmangni pirjen e duhanit dhe pijeve alkoolike
Pini 2 litra ujë në ditë
Shmangni kripërat, miellin e përpunuar, sheqernat dhe pijet e gazuara
Hani fruta dhe perime të freskëta në çdo vakt
Shmangni konsumimin e mishit të kuq
Pini lëngje natyrale frutash (jo të konservuara sepse përmbajnë ngjyrues dhe sheqerna)
Pini për 10 ditë në muaj, një gotë ujë të përzier me një lugë çaji sodë buke, para se të flini.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.