MENU
klinika

Dje u takua me Niko Peleshin

Rezulton me Covid-19 ministri i Mbrojtjes së Greqisë

09.06.2022 - 13:08

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos është infektuar me koronavirus. Ky lajm vjen vetëm një ditë pas takimit të tij me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Mediat greke shkruajnë se sot u zbulua se Panagiotopoulos ishte pozitiv me COVID-19.

Gjatë takimit të djeshëm dy zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë, me fokus të veçantë mbi situatën në Ukrainë, pasojat e mundshme mbi sigurinë në rajon, procesin e integrimit euro-atlantik dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe rajonale.
“Takimi ndërmjet dy delegacioneve u zhvilluan në një frymë tepër miqësore, ku u ndanë mendimet dhe idetë e tyre për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes, duke u fokusuar në fushat e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit”, tha ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.