MENU
klinika

Aksioni në Mitrovicë

Vrasja e Oliver Ivanoviç/ Policia arreston 4 persona

23.11.2018 - 10:22

Sipas mediave nga Prishtina, policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në Mitrovicë, ku ka arrestuar 4 persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, kreut të iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, si dhe sekretarit të ministrisë për Kosovën në qeverinë serbe, i vrarë jashtë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut më 16 janar të këtij viti. 

Operacioni policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe raportohet se janë arrestuar edhe ish-polici Dragisha Markoviç dhe Sasha Curciç.

Lideri i iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë në janar të këtij viti, ndërsa ende nuk janë arrestuar autorët.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje