Britney Spears është gati të ecë në altar dhe të martohet me të fejuarin e saj Sam Asghari në një ceremoni tepër intime.
Burime pranë këngëtares thonë për TMZ se dyshja do të martohen ditën e sotme përpara një liste shumë ekskluzive dhe të vogël të ftuarish prej rreth 100 personash.
Britney Spears do të ketë një numër të kufizuar miqsh dhe familjarësh të pranishëm në dasmën e saj, një grup që nuk do të përfshijë djemtë e saj, të cilët ende i dëshirojnë mamasë së tyre më të mirën.
Avokati Mark Vincent Kaplan, thotë se 16-vjeçari Sean Preston dhe 15-vjeçari Jayden James nuk do të shkojnë në ceremoni.
Ai shton: “Edhe pse djemtë nuk do të jenë të pranishëm, Kevin dhe djemtë janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it çdo të mirë në të ardhmen.”
Vëllai i Spears, Bryan, pritet të jetë i pranishëm, por nëna, babai, motra Jamie Lynn dhe dy djemtë e Britney nuk do të jenë aty.
Burimet thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta çojë Britney-n në altar, pasi detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar.
Dasma ka qenë në punë prej muajsh, Sam e bëri pyetjen në shtator, jo shumë kohë pasi u pa duke blerë unaza.
Britney dhe Sam e kanë jetuar gjatë fejesën e tyre me udhëtime në Cabo, Cancun, Las Vegas dhe Hawaii.