“Zgjidhni të jeni optimistë. Do të ndiheni më mirë”- thoshtë Dalai Lama dikur.
Jo vetëm kaq, por praktikimi i kësaj filozofie është shkencërisht e vërtetuar që ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë. Nivelet e larta të optimizmit lidhen me zgjatjen e jetës dhe shanse më të mëdha për të jetuar më shumë se 90-vjeç.
Faktorët e shëndetshëm të mënyrës së jetesës, si cilësia e dietës, aktiviteti fizik, indeksi i masës trupore (IRMI), pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, përbënin më pak se një të katërtën e lidhjes midis jetëgjatësisë dhe optimizmit, sipas studimit të botuar së fundmi në Journal of the American Geriatrics Society.
Ndonëse vetë optimizmi lidhet dhe ndikohet nga faktorë të tjerë shoqërorë dhe strukturorë, përfitimet e tij në lidhje me jetëgjatësinë janë njësoj për çdo etni. Ky s’është studimi i parë që gjen një lidhje të fortë mes të qënit optimistë dhe jetëgjatësisë. Një studim i kryer në 2019-ën arriti në përfundimin se burrat dhe gratë me nivele më të larta optimizmi kishin mesatarisht 11% deri në 15% më jetëgjatë se ata që praktikonin më pak perspektivën optimiste të gjërave.
Rezultatet treguan se ata me nivele më të larta të optimizmit jetojnë +85-vjeç. Nga ana tjetër pyetja e parë që të vjen në mendje është si ta praktikosh nivelin e lartë të optimizmit?
Të qënit optimist s’do të thotë të injorosh faktet e trishta të jetës apo gjërat që na stresojnë në përditshmëri. Do të thotë, që kur diçka e keqe ndodh, optimistët nuk zgjedhin të fajësojnë veten apo “fatin e tyre të keq”, por në vend të kësaj e shohin thjesht si pengesën e radhës që duhet të kalojnë. Optimistët besojnë se kanë kontroll mbi fatin e tyre dhe krijojnë mundësira që gjëra të tjera të mirë të ndodhin në të ardhmen. Të qënit optimist përmirëson shëndetin kardiak, forcon imunitetin dhe i bën mushkëritë të funksionojnë më mirë.
Si ta praktokoni nëse s’ndiheni të tillë?
Filloni duke shkruar çdo ditë për 15 minuta gjëra që ju i keni përmbushur dhe 5 minuta të tjera imagjinoni sesi realiteti juaj duket dhe ndihet. Duke praktikuar këtë, do të gjeneroni ndjesi shumë pozitive. Provojeni!
Burimi: CNN