MENU
klinika

Anëtar i bandës së Niklës...

Kush është Edison Pula, që ka ngritur në këmbë policinë?

11.06.2022 - 09:38

Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit së enjtes. Ata kanë mundur të arratisen pasi prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Ndërsa dy prej tre janë kapur, Edison Pula ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe janë është ende në kërkim.

Por kush është Edison Pula:

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale.

Si u arratis edhe në vitin 2017 nga policia në Fushë Krujë:

 

 

Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin.  Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.

Edison Pula

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin