MENU
klinika

Ylli argjentinas

Messi familjar i devotshëm, ja ku po i kalon pushimet

12.06.2022 - 16:52

Nuk mbylli një sezon të mirë në aspektin personal, por kjo nuk e pengon atë të pushojë. Lionel Messi po i karikon bateritë në Rosario-n e tij të dashur. Ai u shfaq i buzëqeshur, në diellin argjentinas, pranë bashkëshortes së tij Antonela dhe me pijen e pandashme në duar.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” mbërriti të hënën në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi me familjen e tij. Ai u ftua nga skuadra e tij e preferuar, Neëell’s Old Boys për të ndjekur ndeshjen kundër San Lorenzo de Almagro.

10-a e Albiceleste i do shumë kuqezinjtë e Rosarios, thjesht lëvizni nëpër profilet e tij sociale për të parë shumë foto, të tij dhe fëmijëve të tij, të veshur me fanella të Neëell dhe duke mbështetur klubin.

“Si fëmijë, ëndrra ime ishte të luaja në ekipin e parë të Lepras. Kam qenë në ekipet e të rinjve, jam tifoz dhe kam shkuar në stadium për të parë ndeshjet. Doja të isha pjesë e Neëell’s”, – deklaroi “Pleshti” në vitin 2020, kur u pyet nëse para se të tërhiqej nga futbolli, do të kthehej në atdheun e tij për t’i dhënë fund karrierës.

Në Rosario, ylli i PSG përshëndeti tifozët jashtë “Kentucky Country Club”, lagja ku familja e tij po ndërton një rezidencë luksoze. Messi ndaloi për të nënshkruar autografe dhe për të bërë “selfie” me të pranishmit.

Ai uli xhamin e makinës së tij, duke shpërndarë buzëqeshje dhe përshëndetje për të gjithë. Messi do të qëndrojë për disa kohë në Rosario, më pas do të shkojë me pushime jashtë vendit. Verën e kaluar, kur ishte ende futbollist i Barcelonës, shkoi për disa ditë në Miami dhe më pas në Republikën Domenikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit