Partia Socialiste ka festuar në një takim privat pa praninë e mediave 31-vjetorin e themelimit të saj. Të mbledhur para oborrit të selisë së PS-së shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të PS-së ishin të pranishëm në festë. Në fotot e bëra publike shihet kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së duke u takuar përzemërsisht me ish-kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin si dhe deputetin e PS-së Erion Braçen.
Në 31-vjetorin e Partisë Socialiste midis shumë figurave të kësaj force politike, Rama është ndalur të pozojë edhe me gazetarët, ku një ndër to ishte e ftuar edhe ish-zëdhënsja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli në vitet 2007-2013.
Po ashtu nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla është parë në një tryezë bashkë me deputeten e LSI-së Erisa Xhixhon si dhe Endrit Braimllarin.