MENU
klinika

Çdo natë shpenzonte mbi 2 mijë euro

Pique dëfrehej shpesh, Shakira i zbuloi mesazhet

13.06.2022 - 14:23

Ndarja mes Shakirës dhe Gerard Piqué, e cila ndodhi pas 12 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve, vazhdon të jetë lajm kryesor në shtypin iberik. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi e ka tradhtuar këngëtaren me një vajzë 20-vjeçare.

Jo një qëndrim për një natë, por një aferë e vërtetë klandestine, që do ta kishte shkatërruar yllin e muzikës pop. Sipas “Informalia”, shqetësimi i tretë do të ishte kamarierja e një klubi të njohur nate në Barcelonë, mikeshë e Puig, kolegut të Piqué.

Duket se Shakira ka punësuar një hetues privat, pasi ka vënë re disa qëndrime të çuditshme të ish-partnerit. 45-vjeçarja kishte zbuluar mesazhe dhe gjeste të rëndësishme dashurie nga Pique drejt “flakës” së re, të cilës madje do t’i shkruante: “Ti je zonja ime e parë”.

Shakira, nga ana e saj ende e dashuruar me mbrojtësin katalanas, u përpoq të rregullonte lidhjen, por çdo përpjekje rezultoi e kotë. Për momentin, Pique nuk ka dalë ende në publik me të dashurën e tij të re të supozuar, inicialet e së cilës duhet të jenë C.C.

Në programin televiziv “Socialité”, megjithatë, thanë se 35-vjeçari do të ishte çmendur pas lamtumirës me Shakira. Çdo natë ai shpenzonte shuma të mëdha parash midis restoranteve dhe klubeve të natës.

Shakira dhe Piqué nuk janë martuar kurrë, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha. Këngëtarja do të donte të largohej nga Spanja, ku ishte shpërngulur për dashurinë e futbollistit, dhe të rikthehej të jetonte në Miami, padyshim duke marrë me vete edhe dy fëmijët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN