14.06.2022 - 10:01
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bën i bën thirrje Greqisë dhe Turqisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Egje.
Në një intervistë, Stoltenberg ka nënvizuar rolin pozitiv të Greqisë në krizën aktuale në Ukrainë dhe Europë, duke e cilësuar atë si një shtyllë stabiliteti dhe një aleat të besueshëm të NATO-s, shkruajnë mediat greke.
Sa i përket mosmarrëveshjeve greko-turke, ai rekomandon që palët të dialogojnë, por në të njëjtën kohë paralajmëron se në rrethanat e vështira aktuale nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese.
Po ashtu theksoi gjetjen e një zgjidhjeje për anëtarësimin e menjëhershëm.