MENU
klinika

Ja lëvizja e fundit nga togat e zeza

Apeli ‘kujtohet’ për Agim Kajmakun pas arrestimit

14.06.2022 - 11:29

Gjykata e Apelit ka reaguar sot në lidhje me ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajamakun, vetëm pas arrestimit të tij në Itali pasi u kap me një sasi kokaine, ndërsa kujton se çështja ndaj tij është në Apel.

Ndonëse akuzat ndaj tij për “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, kryer në bashkëpunim si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, u rrëzuan në 30 dhjetor 2021, vjen një tjetër sqarim nga ana e togave të zeza. Në njoftimin e gjykatës thuhet se organi i akuzës kërkoi 9 muaj burg për Kajmakun, ky i fundit u lirua nga akuzat nga gjykata. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se; ‘nga provat e paraqitura nga organi i prokurorisë nuk provohet se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer.’.

Po ashtu gjykata bën me dije se; “Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga organi i akuzës me objekt: “Ndryshimin e Vendimit Penal Nr. 3549, datë 30.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, lidhur me procedimin penal nr. 8185 viti 2019, në ngarkim të të pandehurit A.K., përsa i përket fajësisë së të pandehurit për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i K. Penal” dhe dosja gjyqësore në datë 08.02.2022 është përcjellë për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.”.

ARRESTIMI
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Mediat italiane bëjë të ditur se Kajmaku U arrestua më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. ish-kryebashkiaku mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule, ndërkohë që vlera e drogës shkonte deri në 1 milion euro.

 

 

Përgjimi nga policia

Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.

Pas kapjes së tij autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit. Për më shumë se 8 muaj policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me 20 kilogramë kokainë.

Kush e “tradhtoi”?

Kur u arrestua nga policia italiane me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Agim Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte. Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij. E shkuara e errët në Greqi dhe arrestimi në Tiranë. Agim Kajmaku, ish kryebashkiaku i Vorës ka zgjidhur problemet me drejtësinë shqiptare, por tashmë sapo i ka hapur ato me drejtësinë italiane.

Ai u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e gëzoi për shumë kohë atë mandate. Partia Demokratike i zbuloi atij një dënim të padeklaruar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë Policia e shpalli në kërkim. Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhej në urdhër-arrestin për Kajmakun të 1 nëntorit 2019. Pasi qëndroi 8 muaj në arrati, Agim Kajmaku u arrestua në një spital privat ku kishte shkuar për problem shëndetësore. Por një ditë pas arrestimit, në 8 korrik 2020 Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës. Apeli caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë Prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin