MENU
klinika

Ja si përgjigjet Taulant Balla

Reforma e re Territoriale/ A do të shtohet numri i bashkive në vend?!

14.06.2022 - 12:00

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndryshimet në numrin e bashkive, kur palët të bien dakord për ndarjen e re.

Balla tha se në pikëpamjen e tij si qytetar dhe jo si politikan, 61 bashkitë që janë sot në vend, janë një numër më i madh duke parë shpenzimet e jashtëzakonshme nga taksat e qytetarëve që shkojnë aktualisht dëm.

“Është e padrejtë që të dal sot para jush dhe të them që jam kundër rritjes apo zvogëlimit. Nëse më pyesin mua si qytetar edhe 61 janë shumë. Bashki shumë të vogla ngjitur me njëra-tjetrën që mbajnë dy administrata kot. Ky është vlerësimi imi personal, por askush prej nesh duhet të gjykojë punën e komisionit. E theksoj puna e komisionit do të jetë për shërbim më të mirë për qytetarin pasi në duhet të çojmë deri në fshatin më të vogël dhe të largët shërbimet e duhura për qytetarin. Këshillimi kombëtar është instrument i vonuar, por është iniciativë e përgjegjshme e qeverisë, që e kemi ndërmarre për të marrë opinionin e plotë të qytetarit. Siç e ka thënë kryeministri do jetë dhe faza tjetër e mbledhjes së opinionit të qytetarëve për çështje me rëndësi. Edhe çështje që lidhem me reformën territoriale dhe shërbimin në qytet duhen diskutuar. Komisioni i posaçëm i reformës territoriale mos ta fokusojë punën vetëm te PD do 100 e PS do 40, por ta shohi pak më tepër këtë detyrë që i ka dhënë Kuvendi. Ky është një ligj që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend”, tha Balla.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin