MENU
klinika

Deklarata

PD: Banditët me kravatë të shkojnë në burg

23.11.2018 - 14:16

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo nuk ka kursyer akuzat për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Për deputetin demokrat është e papranueshme që “shefi politiko-elektoral i PS-së dhe kryebashkiaku i Durrësit të jetë i përfshirë me bandat kriminale dhe të mos japë dorëheqjen”.

Pollo tha se është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë” të mos rreshtim e të mos lëm gur pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg”.

DEKLARATA E PLOTË

Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjimet zyrtare të prokurorisë ndaj bandës së Avdylajve, dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit e shef politiko-elektoral i partisë rilindiste në pushtet për krahinat Durrës, Shijak e Krujë, është në pale kontraktore me këtë bandë: Avdylajt i mbledhin vota me para e kërcënime.

Shefrilindisti lokal i shpërblen duke i mbrojtur nga policia, duke i dhënë tendera e leje ndërtimi dhe duke ja emëruar minibanditët me shkollë në drejtoritë e Durrësit.

Në një vend normal, nuk po them anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian, por thjesht në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar.

Në një vend normal, nëse kjo nuk do të ndodhte, partia e tij do ta zhvishte nga funksionet partiake e do të procedonte me përjashtimin e tij. Në një vend normal, shefi i mazhorancës e qeverisë do e denonte aktin e ofiqarin, e të paktën do insistonte në sqarim të plotë e hetim të thelluar.

Në Shqipërinë rilindiste, prej 5 vitesh Kryebashkiaku tërsëllon kundër kritikëve e kundërshtarëve që i lexojnë dosjen, herë me zë të trashë e herë me qesëndi, madje i pakursyer në padi. Partia e tij nuk mund t’i bëjë gjë pasi nuk është më ose gjallon nën thundrën bandito-rilindiste.

Shefi i mazhorancës i jep mbrojtje mbi e nën rrogoz dhe së shpejti pritet të apelojë që kush foli e mendoi keq për Dakon, t’i kërkoi atij falje publike.

Prandaj zonja e zotërinj është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë të mos rreshtim e të mos lëm gur pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!