MENU
klinika

Gjesti që u bë rival

Tenistja ruse i vjen në ndihmë rivales ukrainase

14.06.2022 - 15:24

Vendet e tyre, Rusia e Ukraina, janë në luftë, por në fushën e tenisit, këtë herë ka mbizotëruar solidariteti dhe “fair play”. Këtë gjë e vërteton më së miri episodi që ka ndodhur gjatë turit të parë të turneut për femra në Berlin.

Në fushën me bar po duelonin rusja Daria Kasatkina dhe ukrainasja Anhelina Kalinina. Kjo e fundit, që pat fituar setin e parë 7-5, dëmtohet në setin e dytë. Ajo ulet në fushë, duke qarë nga dhimbja teksa prek pulpën.

Në këtë moment, rusja Kasatkina kalon rrjetën e fushës dhe i afrohet kundërshtares së saj, duke mbajtur në dorë një qese me akull. Ndërkohë që, publiku ka duartrokitur gjatë këtë veprim të tenistes ruse, që fitoi 2-1 ndeshjen (fitoi 6-3, 6-1 dy setet e tjera).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm