MENU
klinika

Lindja e yjeve

Futbollistët që u bënë të famshëm nga Botërori

14.06.2022 - 20:00

Na ndajnë edhe 6 muaj nga Botërori, një eveniment që mbërthen deri në 1 miliard njerëz në mbarë globin. Kupa e Botës është një mundësi edhe për disa yje në ngjitje. Botërori për cdo herë ka zbuluar dhe ka ngjitur në piedestal disa që nuk pritej.

9 QERSHOR 1990 Itali – Austri 1-0. E para nga netët magjike të Italisë ’90 e shoqëruar me një futbollist që si me magji është gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur. Toto Schillaci ishte një sulmues i mirë, por që nuk njihej ndërkombëtarisht.

Në atë Botëror ai ka jetuar një muaj të jashtëzakonshëm që e ka shndërruar atë në një idhull planetar. Ka shënuar në të gjitha mënyrat: me kokë, me të djathtën dhe të majtën. Gjashtë gola që nuk kanë mjaftuar për t’i çuar Axurrët drejt titullit, sepse ëndrra ka përfunduar në gjysmëfinale, ndaj Argjentinës.

SUEDI 1958 – Episodi i parë daton në edicionin e vitit 1958. Suedia, vendi organizator, i është dorëzuar fuqisë së tepërt të Brazilit, që është udhëhequr nga një djalë shumë i ri, i cili, pak më shumë se shtatëmbëdhjetë vjeç, e ka çaur Seleçaon drejt titullit të parë botëror. Emri i tij, në vendin skandinav, është Edson Arantes Do Nascimento.

Pas gjashtë golave në katër ndeshje, ai do të njihet për të gjithë botën si Pele. Dhe ai do të fitojë Kupën Rimet, duke triumfuar edhe në Kili në 1962 dhe në Meksikë në 1970 … ku, ndërkohë, ka lindur një yll i ri.

MEKSIKË 1970 – Edicioni i vitit 1970 mbahet mend për titullin e tretë botëror të Peles, por ka patur edhe nga ata që i kanë siguruar vetes një hapësirë të rëndësishme: Gerd Muller ka shënuar shënon rreth 10 gola në një edicion të vetëm të turneut.

Gati një rekord, që nuk e ka lejuar të fitojë Botërorin, por që e ka ndihmuar të sigurojë Topin e Artë. Që atëherë, ka filluar cikli fitues i Bayern Munich. Sidoqoftë, fitorja e Kupës së Botës është shtyrë vetëm për katër vjet, kur Gjermania Perëndimore ka fituar turneun në shtëpi të vitit 1974, edhe falë golave të Muller.

FRANCË 1998 – Një talent i barabartë me fatin e keq. Michael Oëen mahniti botën e futbollit në Kupën e Botës 1998, kur Wonder Boy 19-vjeçar i futbollit anglez mbolli panik në mesin e mbrojtjeve kundërshtare.

Ai ka shënuar një gol të paharrueshëm kundër Argjentinës, por që ka mjaftuar për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Një sllallom që ka mahnitur botën. Megjithatë, Albiceleste ka rezultuar e pakapërcyeshme për kombëtaren e Madhërisë së Saj, e cila është dorëzuar pas penalltive dhe është larguar nga turneu.

GJERMANI 2006 – Njeriu i minutës së fundit. Për jo-italianët, Fabio Grosso ka qenë pak më shumë se një i huaj që luante për Palermon dhe është grumbulluar si rezervë e Zambrottës. Vështirësitë e Zaccardo-s në krahun djathtë e kanë shtyrë Lippi-n të zhvendosë lojtarin e Juventusit dhe t’i besojë këtij djali, i cili në fund do t’ia shpërblejë.

Penallti (ndoshta) e fituar ndaj Australisë në minutën e 90-të me Axurrët që kishin mbetur me dhjetë lojtarë. Kulmi, megjithatë, ka ardhur në minutën e 118-të të Itali-Gjermani. Goli vendimtar në gjysmëfinale.

Çfarë mund të ketë më shumë? Qielli? Dhe Grosso e ka prekur me gisht, ose më mirë me këmbë. Barthez është mposhtur nga e majta e tij dhe Italia ka fituar për herën e katërt Kupën e Botës.

BRAZIL 2014 – Kolumbia nuk fitoi asgjë, por bëri padyshim ndeshje dinjitoze dhe u eliminua vetëm nga ekipi vendas. Por një djalosh ra në sy në këtë Kupë Bote. James Rodriguez edhe pse luajti më pak ndeshje nga sulmuesit e tjerë pretendentë, mori “Këpucën e Artë”. Real Madrid e bleu menjëherë për 80 mln euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shpresojmë që UEFA ta kuptojë”

Laporta nuk heq dorë: Projekti Superligë vazhdon!


Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm