MENU
klinika

Pas spekulimeve në rrjet

A është ndarë me Afrona Dikën? Flet për herë të parë Blero

15.06.2022 - 09:23

Blero dhe Afrona Dika përfliten se janë ndarë. Shkak për këto spekulime u bënë fotot e përbashkëta që ata fshinë nga rrjetet sociale. Por ndërsa ende nuk kishte një reagim publik, ata hoqën gjithashtu njëri-tjetrin nga Instagrami. Ky veprim është parë si një konfirmim se janë ndarë.

Së fundmi, Blero ka folur publikisht duke mos pranuar asgjë. Ai tha se lajmet që kanë qarkulluar nuk i ka lexuar ndërsa për fshirjen e fotove nga Instagrami, deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

Afrona Dika publikon imazhe të reja me fustanin e bardhë krah Bleros - Telegrafi

“Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme.

Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse nuk kam interes.”, tha Blero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kush është e ftuara e parë VIP

Dasma madhështore e Bleros dhe Afrona Dikës

Nga Rudina Dembacaj te Armina Mevlani

“Njerkat” e showbizz-it shqiptar

Ja pse ndjekësit dyshojnë

Blero dhe Afrona i japin fund martesës?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure