MENU
klinika

Projekti i sheshit "Shqiponja"

Rama në Instagram krahason…

23.11.2018 - 15:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetin e tij social në Instagram, një foto ku duket mbikalimi në zonën e “Casa Italia” i ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, të cilin Rama e cilëson të shëmtuar e me mbushje dheu.

Vlera e ndërtimit të këtij mbikalimi sipas Ramës ishte rreth 8.6 milionë euro afërsisht aq sa vlera e veprës komplekse inxhinierike që qeveria e tanishme ka parashikuar të ndërtojë tek “Shqiponja”, vlera e të cilit arrin deri në 9 milionë euro.

Statusi i plotë i Kryeministrit:

“Shih e shkruaj thotë Populli (dhe pastaj dëgjoni edhe kadrinjtë pa din, pa iman e as nishan) – Mbikalimi i shëmtuar me mbushje dheu tek “Casa Italia” 8.6 milionë € dhe vepra komplekse inxhinierike tek “Shqiponja” 9 milionë €”

rama status-konica.al
rama status-konica.al