17.06.2022 - 11:46
Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të takohen ditë ne sotme me kryeministrin Albin Kurti, pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në lidhje me ligjin për pagën minimale.
Gjatë takimit pritet që të diskutohet lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale.
Dje, mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Protesta ka qenë e qetë ndonëse në dy raste ka pasur tensionim të saj, pasi at tentuat të hynin në Kuvend.