Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, i ka dhënë fund zërave nëse është apo jo në një lidhje.
E ftuar në emisionin “Më lër të Flas” të vëllezërve Veshaj, ku u pyet nëse është në një lidhje, Nebijaj u shpreh se do ta mendojë se do të shkojë në Maldive këtë janar.
Ndërsa për moderatorin apo moderatoren më të mirë, ajo veçoi Isli Islamin, me të cilin prezanton dhe që është përfolur shumë për një lidhje me të.
Pjesë nga intervista:
Donaldi: A je në një lidhje?
Ori: Nuk e di a do shkoj në Maldive këtë janar, pro do ta mendoj.
Donaldi: A jeni në një lidhje apo jo more
Ori: Jo.
Donaldi: Po si rri bosh, të lënë bosh ty?
Ori: Jo. Ça do me thënë bosh njëherë?
Donaldi: Bosh do me thënë kur mbyllet, mbyllet dera dhe qan
Ori: S’e di, unë kam vilë, kam një derë në kat të parë, derën tjetër të drurit, derën në kat të dytë, yhyy.
Donaldi: Më thuaj emrin e moderatorit ose moderatores më të mirë?
Ori: Isli Islami.
Donaldi: po moderatori ose moderatorja më e keqe, që ty s’të ngjit?
Ori: Po tani si të them emra për keq unë, gjynah