18.06.2022 - 12:20
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit e 45.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, brenda kontejnerit me mish pule të ardhur nga Brazili, dhe që ishte e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.
Gjykata ka lënë në burg pa afat administratorin e kompanisë që porositi mishin e pulës, kosovarin Arben Ferizi.
Ndërkohë, është caktuar masa me 18 ditë ndalim për Egert Vargun, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit, që ishte kontraktuar nga kompania, që kishte porositur mishin për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.