19.06.2022 - 11:30
Ditën e sotme është bërë Ceremonia e dhënies së Flamurit Kombëtar. Ministrja e Sportit, Evis Kushi u ka dorëzuar Flamurin Kombëtar, tenistes Gresi Bajri dhe boksierit Alban Beqirit.
Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që do të mbahen në Algjeri nga data 25 qershor deri më 5 korrik, ku në këtë eveniment do të përfaqësohet me 29 sportistë, ndërsa delegacioni shqiptar përbëhet nga 60 persona.
Nisja e ekipit kombëtar për në Algjeri do të bëhet në datën 21 qershor. Shqipëria pretendon medalje në peshëngritje me Erkand Qerimajn dhe Evangjelia Velin, por edhe me boksierin Alban Beqiri. Mungesa e madhe është Briken Calja.