MENU
klinika

Rritet ‘praktika’ e tritolit gjatë 2022

Janë zbardhur vetëm 3 ngjarje nga 23 shpërthime

19.06.2022 - 12:26

Ndërkohë që janë me dhjetra banesa, automjete apo biznese që hidhen në erë me tritol apo me bomba të telekomanduara, policia e ka të vështirë zbardhjen dhe kapjen e autorëve.

Kjo për shkak se këta të fundit po përdorin medota të reja duke u treguar të kujdeshëm për të mos lënë gjurmë apo të pikasen nga kamerat e sigurisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë 6 mujor ka një rritje të shpërthimeve me tritol. Nga data 1 janar deri më tani janë regjistruar 23 raste të veprës penale ‘shkatërrimi i pronës me eksploziv’. Fatkeqësisht në këto raste ka patur edhe një viktimë. Fjala është për vrasjen makabre të Aleksander Sadikaj. 27-vjeçari i cili u hodh në erë bashkë me automjetit e tij në Tiranë, ku si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital.

Lidhur me këtë ngjarje, hetuesit shprehen të bindur se autorët nuk kishin si qëllim për ti dhënë një mesazh viktimës, por për ta ekzekutuar në një vend publik.

Pamundësinë e policisë për ti zbardhur këto ngjarje, e tregojnë dhe shifrat e zbulueshmërisë. Nga 23 raste, deri më tani janë zbardhur 3 dhe janë arrestuar vetëm 2 autorë të implikuar. Rastet e zbardhura i përkasin tre krimeve të ndryshme, në banesë, automjet dhe një biznes.

Jo pak raste, për policinë, vendosja e tritolit në banesa, dyqane apo mjete, përdoret për ti përcjellë mesazh shënjestrës në lidhje me përplasjet që ai mund të ketë patur me persona të tjerë. Përdorimi i eksplozivit vjen si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës, ose përplasje të hershme mes këtyre personave.

Qytetet që mbajnë numrin më të lartë të këtyre atentateve janë Vlora, Durrësi, Shkodra, Tirana etj. Tritoli që përdoret shpesh herë ka qënë i depove të ushtrisë, por nuk kanë munguar as rastet kur janë përgatitur prodhime artizanale.

Vitin e kaluar gjithsej ka patur 31 shpërthime eksplozivi. 9 prej tyre janë zbuluar nga uniformat blu me 23 autorë të përfshirë, 12 janë arrestuar, 4 të ndaluar dhe 7 janë hetuar në gjendje të lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet situata në vend?

Disa shpërthime eksplozive në pak muaj


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin