MENU
klinika

Pas disa vitesh lidhje

Çifti juaj i preferuar i filmave turk shpall fejesën

20.06.2022 - 11:17

Çifti i njohur i filmave turk, Serkan Çayoğlu-Özge Gürel, tashmë kanë marrë hapin tjetër në lidhjen e tyre. Dyshja të cilët u njohën në xhirimet e serialit “Stina e qershive” në vitin 2015 dhe më pas u dashuruan, tashmë janë fejuar. Çifti i njohur ka gjashtë vite bashkë, por vetëm muajt e fundit kishin hedhur hapin e parë drejt martesës.

Serkan Çayoğlu, i cili i bëri një propozim surprizë për Özge Gürel gjatë pushimeve verore në Amerikë, mori përgjigjen “po”. Mësohet se çmimi i unazës së diamantit me dizajn të veçantë që e dashura e Serkan Çayoğlu, Özge Gürel mbante në gisht kishte vlerën 370 mijë lira.

Sipas zërave çifti pas propozimit, do të mbajnë dhe ceremoninë e martesës gjatë verës, dhe lajmi u konfirmua nga vetë Ozge.
“Po është e vërtetë. Do të jetë në verë, por data nuk është e qartë. Puna e Serkanit sapo ka përfunduar. Puna ime sapo ka filluar. Ne kurrë nuk u mblodhëm dhe nuk organizuam një datë”- tha aktorja.
Mijëra pëlqime dhe komente erdhën pas ndarjes së lajmit se Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu u fejuan. Mesazhet e urimit kanë ardhur për të dashuruarit edhe nga kolegët e tyre aktorë. Çifti i njohur pritet të ulen në tryezën e dasmës në Itali në shtator.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure