MENU
klinika

E mbytën dhe e hodhën në rezervuar

Tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit lihen në burg

20.06.2022 - 13:59

Gjykata e Korçës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e tre të akuzuarve për vrasjen e Martin Çeços dhe u ka caktuar atyre masën e sigurisë arrest me burg.

Ata akuzohen për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Blutë arrestuan të shtunën tre personat që dyshohet se janë autorët e krimit. Panorama mësoi se janë ndaluar shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre.

Siç mëson Panorama, dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qenë në lidhje paralele me një nga autorët.

Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

“Panorama” mëson se autorët kishin lënë buze rezervuarit shapkat e të riut, por shenjat e litarit që ai ka pasur në fyt kanë bërë hetuesit të besojnë se ai nuk ishte vetëmbytur, por ishte vrarë.

“Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit Martin Çeço, kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën Martin Çeço, në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit”, tha policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U denoncua i zhdukur nga familjarët

Gjendet i pajetë trupi i të riut në rezervuar