MENU
klinika

“Ndaluni dhe reflektoni për çka keni bërë”

Rama-Perëndimit: A e ka në dorë Putini dhe Rusia gjykatën e Hagës?

20.06.2022 - 19:02

Kryeministri Edi Rama ka lexuar për publikun disa pasazhe nga libri më i ri i ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj për luftën Rusi-Ukrainë dhe i ka vendosur ato në kontesktin e temave të ndryshme të nxehta në mjedisin politik në Shqipëri dhe Kosovë.

Duke iu referuar një pasazhi ku thuhet se “lufta e Rusisë i hapi sytë Europës”, Rama tha se kjo vlen tej mase për të zbardhur sipas tij rolin që Moska zyrtare luan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Për të vazhduara te një element tjetër që është shumë i vlefshëm për ne për të kuptuar edhe gjyqin e Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë që në këndvështrimin tonë shumë personal është një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë për çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe a është ajo gjykatë nën dorën e Putinit dhe të Moskës?”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov se përhapin informacione të rreme në lidhje me pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë apo kosovarë në frontin e luftës në Ukrainë.

 

 

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit