MENU
klinika

“Kur të tjerët në BE nxirrnin bishta, Finlanda na ka ndihmuar”

Rama: Unë nuk pres asgjë për çeljen e negociatave, por…

21.06.2022 - 12:22

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologen e tij të Finalandës, Sanna Marin i ka shprehur falënderimet për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.

Rama tha se në një kohë kur të tjerët nxirrnin bishta, ka qenë Finlanda që e ka ndihmuar Shqipërinë.

“Dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi e veçantë që mirëpres kryeministren e Finlandës në Tiranë në vizitën e parë, qysh se kemi marrëdhëniet diplomatike dhe në një moment kompleks për Evropën për NATO, për gjithë komunitetin e vendeve demokratike.

Dua po ashtu edhe publikisht përveçse personalisht ta falënderoj nga zemra kryeministren për mbështetjen e Finlandës për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Për qëndrimin e drejtë dhe të ndershëm ndaj nesh dhe për ndihmën që na ka dhënë Finlanda, pa e ditur çfarë ndihmë, që kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme unë përdorja Finlandën dhe thoja si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne. Megjithëse është vendi botërisht i pranuar si vendi me standardet e larta të transparencës dhe llogaridhënies në gjithë kontinentin tonë. Unë ju jam mirënjohës” u shpreh Rama.

PO ashtu Rama shprehu mbeshtetjen per anetaresimin e Finlandes dhe Suedise ne NATO, duke thene se jane vlere e shtuar per aleancen.

“Ne së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukraine dhe Finlanda ka shumë për të na treguar dhe mësuar ne dhe shumë të tjerëve , për shkak se e njeh agresorin. Ka pasur mundësi në të shkuarën që të nxjerrë mësime nga fqinjësia me Rusinë.

Fjala e Finlandës ka rëndësi për komunitetin. Ne folëm me kryeministren për atë që vjen në ditët e ardhshme lidhur me çeljen zyrtareve për bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut

I thashë që unë nuk pres asgjë të re, megjithatë deri në fund BE, përfshirë edhe Finlanda po përpiqen me bullgarinë për të çliruar procesin.

Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Janë dy vende që në cdo aspekt janë vlerë e shtuar.

Dyer të Aleancës duhet të jenë të hapur në të katër kanatet për Finlandën dhe Suedinë”,tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN