MENU
klinika

Ja çfarë thonë ekspertët

Paraliza e fytyrës së Justin Bieber: A e shkakton vaksina e Covid?

21.06.2022 - 17:40

Një çrregullim i rrallë i njohur si sindroma Ramsay Hunt u vendos në qendër të vëmendjes pasi ylli i popit, Justin Bieber, njoftoi se kishte këtë sëmundje dhe u detyrua të anulonte koncertet e ardhshme.

Sindroma Ramsay Hunt shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve dhe herpesin dhe mund të çojë në paralizë të fytyrës, ndër të tjera.

Pas njoftimit, disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë lidhur sindromën e tij me vaksinën e Covid-19, duke pretenduar se ai ka këtë çrregullim për shkak të vaksinës. Komente të ngjashme janë publikuar edhe nëpër media me tituj si “Sindroma Ramsay Hunt pas vaksinimit kundër Covid-19″.

Por jo, nuk është shkak vaksina.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë që numri i rasteve të raportuara të paralizës Bell ose sindromës Ramsay Hunt është më i lartë se sa pritej në popullatën e përgjithshme,” tha për Euronews Facial Palsy, një organizatë që mbështet njerëzit e prekur nga paraliza e fytyrës.

“Një nga vështirësitë është se efektet anësore identifikohen në bazë të raportimit, kështu që disa gjëra që raportohen mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, por nuk janë shkaktare.”

Në marrëdhëniet statistikore midis dy ose më shumë elementëve (në këtë rast sëmundjes dhe vaksinave) mund të ketë një lidhje midis ekspozimit ndaj X dhe një efekti shëndetësor Y – i cili jo detyrimisht nënkupton shkak dhe pasojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN