MENU
klinika

Mes tyre, edhe Messi

Pesë transferimet më të bujshme me parametra zero

22.06.2022 - 13:50

Në vitet e fundit futbolli ka ndryshuar jo pak, përfshirja e teknologjisë, futbolli post-Covid, e shumë detaje të tjera. Ka ndryshuar shumë edhe trendi i transferimeve, bota e merkatos.

Shifrat vijnë gjithnjë e më shumë në rritje, por në skenë ka dalë edhe një skemë e re, ajo e transferimit me parametra zero. Lojtarët, të shtyrë shumë edhe nga agjentët e tyre, synojnë të largohen falas, në këtë mënyrë e kanë më të lehtë të zgjedhin ku dëshirojnë të transferohen, përfitojnë një bonus mirënjohje por dhe një rrogë më të mirë, fundja klubet nuk paguajnë asnjë qindarkë për kartonin e tyre.

Edhe këtë merkato vere janë disa lojtarë që po largohen falas, lojtarë si Dybala dhe Pogba. Në pritje për të kuptuar se ku do të transferohen këto dy futbollistë, me shumë mundësi njeri tek Inter e tjetri te Juve, “Transfermarkt” ka përpiluar një listë me lojtarët me të shtrenjtë që janë larguar falas, ku përllogaritet vlera e lojtarit në momentin që kanë nënshkruar një kontratë të re.

Këtë listë e kryeson Leo Messi, 80 milionë euro llogaritej vlera e “pleshtit” kur u largua nga Barcelona për tu transferuar te PSG. Në vendin e dytë ndodhet Donnarumma, portieri “azzurr” vlerësohej me 60 milionë euro në momentin kur u largua nga Milan.

Podiumin e mbyll Alaba me 55 milionë euro vlerë, por Real Madrid e mori falas. Në vendin e katër renditet Lewandowski i ndjekur nga Rudiger, transferimi i fundit i Real Madrd vlerësohej me 40 milionë euro. Ky klasifikim pritet të ndryshojë edhe gjatë kësaj meraktoje vere pasi Dybala dhe Pogba vlerësohen më shumë në tregun e transferimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN