MENU
klinika

Nga Suarez, te Balotelli

5 klauzolat më kurioze për futbollistët

22.06.2022 - 15:28

Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka publikuar një listë me klauzolat më unike të përfshira në kontratat mes skuadrave dhe lojtarëve

KLAUZOLA “ANTI-KAFSHIM” LUIS SUAREZ – BARCELONA

Barcelona nënshkroi me Luis Suarez në vitin 2014, pas Botërorit të Brazilit, ku uruguajani ishte bërë protagonist negativ me kafshimin e Giorgio Chiellinit në sup, gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Uruguajit.

Kjo është arsyeja pse katalanasit donin të siguroheshin që incidente të tilla të mos ndodhnin më. Sipas gazetës britanike ‘Daily Mirror’, kontrata e ‘Gunslinger’ përfshinte një klauzolë ‘anti kafshim’. Nëse Suarez do të kishte kafshuar sërish një kundërshtar, lojtari uruguajan do të duhej të kompensonte Barçën nga xhepi i tij.

KLAUZA KUNDËR UDHËTIMIT NË HAPËSIRË PËR STEFAN SCHWARZ

Sunderland nënshkroi me Schwarz në vitin 1999, nga Valencia. Më pas zbuloi se një mik i lojtarit suedez kishte blerë një biletë për një fluturim në hapësirë ​​për vitin 2002.

Klubi anglez donte të shmangte çdo mundësi, madje edhe thjesht hipotetike, që Schwarz t’i bashkohej atij fluturimi në hapësirë dhe për këtë arsye futi një klauzolë në kontratën e tij. Atij i ndalohej udhëtimi në hapësirë për sa kohë të lunate me Sunderland.

KLAUZOLA KUNDËR KËPUCËVE TË KUQE TË RAFAEL VAN DER VAART

“Football Leaks” ka zbuluar një nga klauzolat kontraktuale më kurioze të viteve të fundit. Kur ish-lojtari i Real Madridit dhe Tottenham, Rafael van der Vaart, nënshkroi për Betis në vitin 2015, klubi andaluzian specifikoi se holandezi nuk mund të luante me këpucë të kuqe (të preferuarat e tij). Kjo për shkak të rivalitetit ndërqytetas me Sevilla.

KLAUZOLA ANTI-SKANDAL PËR MARIO BALOTELLI

Kur “SuperMario” nënshkroi me Milanin, kuqezinjtë donin të siguroheshin që sulmuesi të sillej mirë brenda dhe jashtë fushës, duke vendosur kështu një klauzolë anti-skandal në kontratën e tij.

Modelet e flokëve ekscentrikë, mesazhet e diskutueshme dhe shumë qëndrime të tjera konsideroheshin gjëra negative dhe të ndaluara për të. Në kohën e Liverpool-it, megjithatë, “Reds” i dhanë me kontratë një “bonus prej 1 milion paund, nëse nuk do të përjashtohej më shumë se 3 herë për sjellje josportive në të njëjtin sezon.

KLAUZA E MINUTAVE  TË ROMEO CASTELEN

Holandezi Romeo Castelen parashikoi në kontratën e tij me rusët e Vollga Nishni se do ta merrte pagën në bazë të çdo minutë të kaluar në fushë, jo mujore (ose vjetore) siç bëjnë të gjithë në praktikë, në futbollin profesionist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN