“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Hernia diskale, sëmundje vetëm e meshkujve?!
Mjeku: Dikur me hernie diskale konsultonim vetëm meshkujt. E veçanërisht para viteve ’90, për shkak se ata punonin në punë të rënda. Ndërkohë që sot jo vetëm që konsultojmë raste të gjinisë tjetër, por shikojmë shumë vajza të reja, të cilat punojnë në herniapozicione të detyruara dhe favorizuese për të bërë hernie.
Edhe mosha ka filluar që të ndryshojë. Shohim çdo ditë e më tepër të rinj të cilët kanë probleme të tilla. Kam paciente vajza të reja, kjo sepse rrinë para kompjuterit nga mëngjesi deri në darkë.
Ka ulje për arsyen e thjeshtë se këta të rinj rrinë gjithë ditën para kompjuterit, para internetit. Në këto punët e ndryshme që kërkojnë një lloj përkulje të trupit përpara në tavolinë. Shumë punë bëhen duke shtypur butonat, duke shtypur sustat, është hequr dorë nga ngritja e peshave të rënda, nga aktiviteti i rëndë fizik.
Njerëzit kanë kaluar në rolin pasiv ku rrinë gjithë ditën para butonave apo kompjuterave dhe nuk janë më aktivë. Kjo favorizon shumë këtë shtypje të kolonës lumbare, të diskut. Fragmentohet ky disk dhe jep hernie diskale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.